Ambasada Amerikane në Shqipëri ka sqaruar një tjetër rregull për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për lotarinë amerikane. Duke shpërndarë linkun ku aplikohet, Ambasada bën me dije se në aplikim duhen përfshirë të gjithë familjarët, përfshirë edhe fëmiëjët e pamartuar nën moshën 21 vjeç.

“Nëse po aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022, ju duhet përfshini bashkëshortin/en dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, edhe nëse ata nuk do të udhëtojnë me ju,“-thuhet në postimin e Ambasadës.