Janë mijëra shishe të vogla me doza vaksine të cilat mund ti japin fund kësaj pandemie që ka mbërt hyer planetin. Gjiganti i ilaçeve Pfizer tashmë ka prodhuar mijëra doza të para në fabrikën që ndodhet në Puurs të Belgjikës. Ato po prodhohen sipas formulës së Oxford-Astra Zeneca dhe po bëhen gati për tu nxjerrë në treg në gjithë botën, por gjithmonë nëse provat e fundit klinike do të dalin me sukses dhe më pas të marrë miratimin.
Kompania e cila ka bazën në Amerikë, shpreson të vërë në dispozicion 100 milionë doza të para në dhjetor të këtij viti, nga të cilat 40 milion janë të destinuara për Britaninë, një shifër që do të zhvlerësohet nga 1.3 miliard që kompania synon të prodhojë në vitin 2021. Çdo pacient që merr vaksinën do të ketë nevojë për dy doza.
Në një intervistë me The Mail shefi i Pfizer në Mbretërinë e Bashkuar Ben Osborn thotë se ishte një ndjesi ndryshe të shihje shishen e parë që dilte nga makineria: thjesht më riktheu një buzëqeshje në fytyrën time për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.
Pfizer po punon edhe me BioNTech të Gjermanisë, dhe aktualisht janë 44,000 njerëz që janë pjesë e testimit të fazës së fundit. Amerika kërkon që kjo vaksinë të miratohet me urgjencë në muajin e ardhshëm. Ndërsa qeveritë e vendeve të tjera janë në bisedime për të siguruar dozat e para. Nuk dihet nëse kjo vaksinë përfshihet në Covax, ku Shqipëria është pjesë e saj, ku në rast të aprovimit, do të porosisë dozat e para për qytetarët.