Pak minuta pasi komisioneri Oliver Varhelyi kërkoi që Kuvendi të mos e rivotojë Kodin Zgjedhor pa ardhur përgjigja e Venecias, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë shprehet se parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë. Ai kujton edhe procedurën ligjore në rastet kur Presidenti refuzon një ligj.
Nga ana tjetër, Rama ka komentuar edhe sjelljen e Metës duke e cilësuar si një ekstremist të angazhuar kundër Kuvendit dhe Qeverisë.
Reagimi i plotë:
Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË! Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng! Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave.