Dritat Sheshit “Nënë Tereza” u fikën sot, për pak minuta për të transmetuar një video në hologram me në fokus historinë e kryeqytetit.
Në një mënyrë krejt unike, përmes një teknologjie që vjen për herë të parë në Ballkan, video-arti promovon trashëgiminë kulturore shqiptare.
Njohja dhe rikthimi drejt origjinës historike të qytetit do të krijojë mundësitë për zhvillimin turistik dhe ekonomik të vendit, si dhe të shërbejë si shtysë për të rinjtë e vendit që të tregohen kreativë për të ardhmen e tyre.
Në videon e tij, drejtuar kryeqytetit, Kryeministri Rama tha: “Tirana është një histori dashurish të vjetra, të rizgjuara… të forta, të rënda, të frikshme, të vrullshme. S’njoh një kryeqytet tjetër ku sheshi të jetë si një zemër e hapur ku janë të shënuara si në një ditar dashurish, marrëdhëniet e vendit me të tjerët e me vetveten dhe me vetë Zotin lart në qiell. Xhamia, e ngritur, e mbyllur, e rihapur, Kisha, e zhdukur dhe e rishfaqur, Ministritë, për mbret, pushtues, diktatorë, përfaqësues të popullit, Banka, Pallati i Kulturës, sovjetike, komuniste, kapitaliste, Hoteli, Muzeu i Historisë së shkruar, rishkruar, stërshkruar, statuja e kthyer në boshllëk dhe vetë boshllëku mes të tërave, si fletë që nxihet e zbardhet nga zjarret e nga lotët e dashurive që i lënë vendin njëra-tjetrës. Çfarë fati të jesh pjesë e kësaj historie, të kesh shansin të shkruash emrin tënd mbi ditarin e një jete që vazhdon prej 100 vjetësh në Tiranën kryeqytet! Tirana është një histori dashurish!”
? Historia e Tiranës në një perde ajri në sheshin Nënë Tereza
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 8. Oktober 2020