Ish-anëtari i kryesisë së PD-së Edvin Kulluri akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha se me votimet për deputet po e shkatërron Partinë Demokratike.Duke folur për situatën e zgjedhjeve në PD për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Kulluri shprehet se PD, nën udhëheqjen e Bashës ka nisur një fushatë vetëvrasëse në parti ku të gjithë votojnë kundër të gjithëve nga Tropoja deri në Sarande. O e bën PD fije-fije o nuk i del inati me demokratët. Po ashtu, Kulluri shtoi se takimet e Bashës në rrethe janë të papërfillshme dhe qytetarët nuk kanë interes ta dëgjojnë.

Ndërkohë që vazhdon gafat dhe në çdo takim me qytetarët virtuale që nuk bëhen më shume se 5 vetë në ditë. Ndërkohë që LSI ngre tonet e kërcënimeve ndaj gjëmës rilindje, vetëm 3 vjet pasi dolën të tepërt nga koalicioni me Ramën kryesisht për shkak të rezultatit të 2017, që ishte produkt i humbjes katastrofike të Bashës, tha ai. Po ashtu, Kulluri shtoi se “mbi 60% e shqiptareve përgjigjen në anketa se janë të pakënaqur nga elita politike. Këta nuk përfaqësojnë asgjë tjetër veç militantë të verbër që nuk e kuptojnë se përdoren si “mish për top” nga partitë me të mëdha në këmbim të ndonjë “kothereje pushteti”.