Klevis Balliu ishte një zë mjaft i fuqishëm në selinë blu ku pjesëmarrja e tij në protestën e banorëve të Astrit që refuzonin të lironin banesat e tyte që prekeshin nga projekti i ndërtimit të Unazës së re, shpesh edhe pjesë e përplasjeve me policinë duke u arrestuar, duket se nuk kanë qenë kritere dhe kualitete të përfaqësimit politik për demokratët e Pogradecit, të cilët e përjashtuan nga listat e kandidatëve për deputet të PD.

Por ky përjashtim i bujshëm, duke dalë edhe jashtë parashikimeve të vetë PD, vijon të diskutohet edhe sot, ku Rama tha se disa prej demokratëve i kanë kërkuar ndihmë që të vendos ‘drejtësi’ për Balliun, për një proces që ndodh brenda PD-së.Çështja e përjashtimit nga lista të Klevis Balliut u përmend deri në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama tha se ka pasur realisht kërkesa nga shumë demokratë në Pogradec që kanë shkruajtur te Platforma e Bashkëqeverisjes duke kërkuar drejtësi për çunin e Fahriut.

“Hyjnë dot më se janë djali i Fahrit? E përmenda për inerci, sepse në fakt nuk është dita, por imagjinoni, nuk e besoja dot që disa demokratë në Pogradec kishin shkruajtur tek Platforma e Bashkëqeverisjes, kërkoni drejtësi për djalin e Fahriut.”, tha Rama