Çdo ditë kemi të reja nga çifti më i komentuar i showbiz-it shqiptar, Mozzik dhe Loredana Zefi. Megjithëse ende nuk e kanë pranuar publikisht që janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, të gjitha veprimet e tyre e tregojnë pikërisht këtë!
Dyshja është parë kudo së bashku, madje mbrëmjen e djeshme e kanë kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit në Prishtinë. Loredana dhe Mozzik kanë darkuar (pa Hanën), ndërsa së bashku me ta ishte edhe këngëtarja e njohur Kida.
Nuk e dimë ç’ka kurdisur treshja, megjithatë fakti që Lori dhe Mozzi kanë nisur të frekuentohen sërish kaq shpesh, do të thotë shumë! Megjithëse janë tepër aktivë në rrjete sociale, asnjëri prej tyre nuk ndau qoftë një foto apo video nga darka e kaluar. Ndërkohë, ne jemi në pritje të konfirmimit të rikthimit së bashku nga vetë Loredana dhe Mozzik!