Italia si të gjithë vendet në botë ka pësuar një rritje të rasteve me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 8.804 raste të reja me koronavirus.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë italiane kjo është shifra më e lartë ditore që prej nisjes së pandemisë. Ditën e djeshme ishin 5901 persona të prekur nga COVID-19.

Gjithashtu rekord është dhe numri i tamponëve që janë bërë, plot 162.932. Edhe numri i personave të vdekur është rritur, 83 persona, 43 më shumë se një ditë më parë. Edhe numri i shtrive në spitale është rritur, 326 në 24 orët e fundit.