Luana Vjollca vazhdon të jetë nga femrat më të ndjekura dhe të pëlqyera në ekranin shqiptar. Prezantuesja seksi sapo ka filluar me sezonin e ri të spektaklit “Shiko kush luan”, i cili kalon shifrën e një milion klikimeve në kanalin “Youtube” që në ditët e para të publikimit, gjë e rrallë sa i përket emisioneve televizive.
Luana i ka dalur në mbështetje sonte djelmoshave të Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë. Në rrjetin social “Instagram”, ajo ka shkruar: “Forca Kosova”.