Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, ka publikuar mesazhin e ekspertit të shëndetit publik dr. Alban Ylli. Dr. Alban Ylli thekson se tashmë maska është mjeti mbrojtës më efikas me kosto më të ulët për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Maskat janë duke u shndërruar në mjetin kryesor, së pari për lehtësinë e përdorimit të tyre dhe së dyti për kostot e ulte sociale. Padyshim që nuk janë mjeti vetëm, por e theksoj janë mjeti më i lirë dhe më i thjeshtë në përdorim, thekson Ylli në mesazhin e tij.