“Me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe me urdhër të kryeministrit Edi Rama, një i dërguar special nga diplomacia shqiptare u dërgua te kryeministri për Lindjen e Mesme, Gjirin dhe Afrikën, Mark Ghraib, dhe Oficerët e tij, Shefi i L uf tim it të Te rror izmit dhe ekstremizmit, Glades Nano, Shefi i Operacioneve Speciale, Undert Doda, dhe Kapiten Kamal Hassan, i dërguari nga Gjeneral Majori Abbas Ibrahim, i cili ndihmoi shtetin shqiptar për këtë çështje humanitare”.

Kështu shkruan në facebook organizata Gjysmëhëna e Kuqe Siriane mbi operacionin humanitar të riatdhesimit të katër fëmijëve dhe një gruaje shqiptare nga Siria. Organizata thekson se qeveria shqiptare, nën kujdesin e Kryeministrit Rama, mbështeti gjithashtu misionin duke siguruar ilaçe, ushqim dhe rroba për të riatdhesuarit.

“Delegacioni i përbashkët qëndroi në Qamishli dhe vizitoi kampet e Rouj dhe Hul me ndihmën e autoriteteve dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane. Pas negociatave humanitare me të gjitha ekipet, katër fëmijë dhe një grua në nevojë për operacion u evakuuan, me shpejtësinë më të lartë, nga kampi Alhoul në Al-Hasakah për në vendin e tyre Shqipëri. Gjysmëhëna e Kuqe Siriane, me bekimin e qeverisë Siriane, transferoi Konsullin e Përgjithshëm Shqiptar Mark Ghraib, delegacionin e tij, nga aeroporti i Damaskut në Qamishli mbrapa dhe me radhë, teksa qeveria shqiptare mbështeste misionin për të siguruar ilaçe, ushqim dhe rroba, dhe gjithashtu dorëzoi delegacionin në kufi”, shkruan më tej Gjysmëhëna e Kuqe.