Brumërat Gatimet që përmbajnë maja irritojnë shtresat e stomakut dhe shkaktojnë fryrje. Ëmbëlsirat Sheqeri rrit nivelet e insulinës, e cil nga ana tjetër shton barrën që rëndon mbi pankreasin e sapozgjuar. Një barrë e tillë ushqimore shkakton diabet. Kosi dhe produktet e tjera të fermentuara Nëse konsumoni kos me stomakun bosh, veçanërisht kur është i thartë, atëherë acidi hidroklorik që formohet në stomak shkatërron bakteret e acidit laktik. Ngrënia e këtyre produkteve në mëngjes nuk është e mirë për organizmin.
Domatet Domatet përmbajnë sasi të larta të acidit tanik që rrit aciditetin në stomak, duke shtruar rrugën e formimit të ulçerës gastrike. Trangujt dhe perimet e tjera të gjelbra Perimet e pa gatuara janë burime të pasura amino acidesh, megjithatë ato mund të shkaktojnë urth, fryrje dhe dhimbje sidomos kur konsumohen me stomak bosh. Erëzat pikante Ushqimet pikante dëmtojnë dhe irritojnë mukozën gastrike dhe rrisin prodhimin e acidit në stomak. Një gjë e tillë shkakton probleme dhe çrregullime në sistemin tretës.
Pijet e ftohta të gazuara Pijet e gazuara dëmtojnë membranën e stomakut dhe pakësojnë furnizimet me gjak në stomak duke shkaktuar urth dhe rritur rrezikun e gastritit dhe ulçerës. Tërshëra Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut. Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm. Vezët Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.
Boronicat Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin. Arrorët Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë. Mjalti Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten./AgroWeb