Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një intervistë për “Opinion”. Më poshtë është një përmbledhje e mesazheve kryesore të saj. Për marrëveshjen e 5 qershorit: “Mendoj se deklarata që nxori Ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mohojmë kompetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion… Edhe opinion im është shumë i qartë për këtë. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit.” “Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk mu arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, 5 qershori u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur. Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar.”
Ka shumë komente në median shqiptare, nga analistë apo gazetarë, madje edhe nga Presidenti i Republikës, që thonë se ambasadat apo komuniteti ndërkombëtar pretendon të jetë i pavarur, por në fund, mbështet qeverinë. A është e vërtetë kjo? “Unë mendoj se ky është një keqkuptim i diplomacisë. Si diplomate, në rastin tim, më ka dërguar Presidenti i Shteteve të Bashkuara që të përfaqësoj qeverinë time dhe vendin tim dhe, kuptimi i kësaj është që, në radhë të parë, angazhohem me qeverinë që është zgjedhur në mënyrë legjitime, apo jo? Kjo përfshin Kryeministrin, Presidentin, por përfshin edhe pjesën tjetër të vendit, pra as me qytetarë të zakonshëm, as edhe me opozitën. Nuk është mbajtje ane. Nuk është kjo ajo që bëjmë.
Si është marrëdhënia juaj me presidentin e Republikës? Mendoj se ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Ambasadën e SHBA, përfshi ish-ambasadorin Donald Lu dhe ju aktualisht. “E di që doni të kem një rol në telenovelën e brendshme dhe e kuptoj këtë, por ajo që mund të them është kjo: puna ime është shumë specike. Jam këtu për të përfaqësuar një palë, dhe kjo është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpiqem të ndërtoj marrëdhënie pozitive, produktive me cilindo që është në pushtet dhe kjo përfshin presidentin, kryeministrin, udhëheqësin e opozitës, njerëz të zakonshëm, dhe bëj më të mirën që mundem.” Katër vjet e katër muaj pasi reforma u votua në parlament, kemi ngecur. Çfarë ka ndodhur? Nuk jam dakord me karakterizimin që bëni. Nuk mendoj se kemi ngecur. E dini çfarë është? Ke të drejtë: katër vjet e katër muaj është një kohë e gjatë, ama më duhet të them që është bërë përparim. Katër vjet e katër muaj më parë, u hartuan ligje me mbështetje unanime nga të gjitha partitë, apo jo? Nga ajo kohë, gjykatat janë ngritur, gjyqtarë dhe prokurorë janë marrë në punë, gjyqtarë dhe prokurorë i janë nënshtruar vetingut. Në muajin e fundit, në javët e fundit, edhe Gjykata Kushtetuese po ecën përpara. Tani ka kandidatë për dy vendet bosh. Ndaj mendoj se është karakterizim i gabuar të thuash se kemi ngecur. Mendoj se ka njerëz që duan të besojnë se kemi ngecur, që duan të na bëjnë të ngecim, por nuk do të thotë se
kemi ngecur.” “…reforma në drejtësi, rindërtimi i një sistemi të tërë gjyqësor, merr kohë, nuk është e lehtë, nuk është e shpejtë dhe nuk është e përsosur. Ndaj, unë nuk e humbas shpresën për situatën në Shqipëri. Por, është po ashtu e vërtetë se jemi në një çast kritik. Ata që janë kundër reformës në drejtësi po intensikojnë përpjekjet dhe mendoj se ne që e mbështesim reformën, dhe këtu përfshij Shtetet e Bashkuara, miqtë tuaj europianë, popullin shqiptar, është koha të këmbëngulim dhe të shtyjmë fort përpara.”
E pyetur nëse është e kënaqur me reformën ose produktin e saj, Kim tha: “Asnjëherë nuk jam e kënaqur dhe as populli shqiptar nuk është i kënaqur por kjo është arsyeja pse na duhet ajo.” Kemi dëgjuar për shumë kohë që peshqit e mëdhenj do të kapen dhe do dalin para gjykatës. Deri tani, asnjë peshk i madh nuk po shkon në gjykatë dhe peshqit e mëdhenj që ishin në burg po dalin për shkak të vendimeve të fundit të gjykatave. Çfarë ndodhi me peshqit e mëdhenj? Blendi, ndonjëherë kam përshtypjen që këto shprehjet që përdorni përdoren si shpërqendrim. Ajo ku do të përqendrohem unë janë faktet. Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit.” E pyetur nëse ka besim tek SPAK, Kim tha: “Unë besoj tek SPAK. Taksapaguesit amerikanë besojnë tek SPAK. Kemi investuar sasi të stërmëdha kontributesh për t’u siguruar që SPAK të ngrihet dhe të funksionojë. Ka njerëz që do të jenë gjithmonë pesimistë për këtë projekt. Pesimizmi është i lehtë, por unë shoh faktet dhe ajo që shoh është që kemi gjëra – si Byroja Kombëtare e Hetimit – e cila nuk ekzistonte dhe tani ekziston. Pati një përpjekje për të mos e lejuar Drejtoreshën të merrte rolin e saj. E kapërcyem këtë. Kishim pak njerëz që aplikuan për vendet e hetuesve; në fakt, në fund, aplikuan më shumë se 600 persona për 60 vende. Ndaj, ka përparim. Këta njerëz tani po testohen. Dua që njerëzit të mos heqin dorë nga shpresa. Ata që duan që reforma në drejtësi të dështojë duan që të hiqni dote. Duan që të besoni se asgjë nuk ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë ndonjëherë. Është false, është propagandë.
Shihni faktet.” Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës ka dërguar dy dosje për çështjen e inceneratorëve. Kanë ngritur padi kundër Ramës, Ministrit Ahmetaj, Ministrit Gjiknuri, dhe disa të tjerë. Është hera e parë që SPAK ka dokumente, nuk e di cilësinë e dokumenteve, SPAK do t’i verikojë, kundër peshqve të mëdhenj në vend. A mendoni që SPAK do të reagojë sa më shpejt që të jetë e mundur në këtë rast? Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet. Pretendimet janë ngritur, provat janë paraqitur dhe tani është detyra e SPAK që të shohë provat dhe të vazhdojë procesin më tej. Për Gjykatën Kushtetuese: “Gjykata Kushtetuese është absolutisht e nevojshme. Është pjesë thelbësore e reformës në drejtësi. Ka qenë e ngecur për një kohë shumë të gjatë, përparimi ka qenë i vështirë. Por shihni ç’ka ndodhur në javët e fundit…. Si presidenti, si parlamenti kanë botuar listën e kandidatëve. Këta kandidatë tani po vlerësohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe pasi të ketë përfunduar kjo, kam të gjitha pritshmëritë që do të kemi një Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit. Dhe e them këtë sepse siç thatë edhe ju, katër vjet e katër muaj janë një kohë shumë e gjatë. Është koha për të ecur përpara, për të prodhuar rezultate.
Pritshmëritë për zgjedhjet: “Rregullat janë përcaktuar tashmë. Partitë duhet të qëndrojnë të angazhuara në këtë proces. Dhe pritshmëria ime është që, ashtu si më parë, bashkësia ndërkombëtare, përfshi Shtetet e Bashkuara, si dhe OSBE dhe ODIHR, do të marrin pjesë për të ofruar mbështetjen që i duhet Shqipërisë për të siguruar që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mendoj se do të jetë një stinë e ashpër politike…” Për dosjet e Durrësit dhe Dibrës: “Mendoj se tani që SPAK është funksional plotësisht, kur paraqiten prova të qarta, ata do të ndërmarrin veprime.” Këshilla për KM Rama për zgjedhjet: “ODIHR është ekspert dhe ata kanë paraqitur disa rekomandime shumë të qarta se çfarë duhet bërë për zgjedhjet në Shqipëri. Po e lë me kaq”. Këshilla për Lulzim Bashën: “…nuk kam detyrë për të dhënë këshilla, por mendoj se është e rëndësishme për të gjithë udhëheqësit politikë që të jenë transparentë dhe të ndershëm me votuesit, të qëndrojnë të angazhuar në proces, të mos largohen dhe të mbajnë premtimet që iu japin njerëzve”.
Blendi Fevziu e pyeti ambasadoren Kim për ndonjë këshillë për presidentin Meta dhe se ai ka qenë shumë aktiv në politikë muajt e fundit Ambasadorja Kim: “Mendoj se ka një rol shumë unik dhe shumë të rëndësishëm që presidenti mund të luajë si bashkues i vendit. Dhe kur e luajti atë rol në llimet e pandemisë Covid19 dhe thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke bërë bashkë jo vetëm Kryeministrin por edhe udhëheqësin kryesor të opozitës, mendova se ishte një shembull vërtet i fuqishëm dhe pozitiv. Dhe shpresoj që kjo është diçka që do ta përsërisë. E di që ky është një rol që do ta vlerësonte populli shqiptar. Di që është një rol që Uashingtoni sigurisht e vlerëson ndaj pres me kënaqësi ta shoh të luajë një rol shumë pozitiv.
Për përparësitë e punës së saj: “Kam tri prioritete këtu: demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Për demokracinë, sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi, eliminimi i korrupsionit, këto janë thelbësore. E dyta, mbrojtja, të sigurohemi që të ofrojmë mbështetjen që i duhet Shqipërisë për të qenë një aleate edhe më e aftë në NATO. Dhe së fundi, biznesi, më kanë thënë se jam ambasadorja e pare amerikane që e theksoj vërtet këtë pikë, por për mua është një vazhdim i natyrshëm i marrëdhënies. Dy javë më parë, Nën-Sekretari i Shtetit ishte këtu dhe nënshkruam një Memorandum historik për Bashkëpunimin Ekonomik, hera e parë që e bëjmë këtë mes dy vendeve tona. Mendoj – duhej edhe më parë, por është diçka e mirë që e bëmë dhe nuk janë vetëm fjalë; sepse menjëherë pas asaj, një nga kompanitë më të mëdha të Amerikës, Bechtel, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi për hidrocentralin e Skavicës. Nëse realizohet, do të jetë kontrata më e madhe me një kompani amerikane në Shqipëri. Po ju them edhe që dje, ndihmova festimin e pesë-vjetorit të ABI Bank, një tjetër investim amerikan. Kanë investuar mbi 100 milionë dollarë dhe zotërojnë asete prej rreth 750 milionë dollarë në Shqipëri. Dua të shoh më shumë gjëra të tilla. Pse? Sepse është mirë për amerikanët, është mirë për shqiptarët. Çfarë kërkohet? Nuk është falas. Kërkon sundim të ligjit. Kërkon sigurinë që kur një investitor amerikan blen një pronë, të jetë i/e sigurtë që ajo e drejtë do të respektohet, që kontratat do të zbatohen, që kur ka një mosmarrëveshje, mund ta çojnë në gjykatë dhe do të marrin një gjykm të drejtë dhe transparent. Tani, kam frikë se nuk është tamam kështu. Dhe prandaj duhet reforma në drejtësi tani.” Ka shumë komente që thonë se Shtetet e Bashkuara, apo vëmendja e Shteteve të Bashkuara, ose politika e jashtme e SHBA është më e ulët dnaj Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit. Është e vërtetë apo jo? E përsëris, mos dëgjoni propagandën. Shihni faktet, Blendi.
Është prej presidentit Trump? Jo, shihni faktet, shihni faktet. Jam një person shumë praktik. Shihni faktet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara jo vetëm që emëroi një të Dërguar të Posaçëm për të punuar për Ballkanin Perëndimor por edhe caktoi një nga ndihmësit më të afërt të emëruar si të Dërguar të Posaçëm Presidencial për të punuar për çështjen e Kosovës dhe Serbisë. Muajin e fundit, patë një marrëveshje historike, jo marrëveshja e plotë politike, porn jë marrëveshje shumë praktike, reale që fokusohet tek… ekonomia për të trajtuar çështjet më të gjera. Është diçka reale. Po të mos ishte për Covid, do shihnit edhe më shumë vizitorë, por edhe me pandeminë, shihni se çfarë ndodhi vetëm në Shqipëri – një Memorandum historik Bashkëpunimi Ekonomik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, një marrëveshje 600 milionë dollarëshe për Skavicën që është pranë nalizimit, një bankë e madhe e SHBA që investon këtu. Do të punoj shumë fort dh epres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit shqiptarë, njerëzit e biznesit dhe të rinjtë sepse ky vend është i mrekullueshëm. Ka potencial të jashtëzakonshëm dhe duhet të jemi optimistë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të ecim përpara.”