Ilir Meta ka vijuar të adresojë kërcenime ndaj patnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.
Me një gjuhë të ashpër, kreu i shtetit ka paralajmëruar se do të ndërmarrë aksion ndaj tyre.
“ “E kanë marrë përgjigjen me kohë, përgjigjet e mia kanë qenë bashkëpunuese dhe transparente me aktorët vendas e ndërkombëtar, ndërkohë që prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Kryeministri dhe autoritetet.
Kjo është një çështje që kërkon një farë bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare.
Por kjo nuk është çështja kryesore, çështja kryesore është shkelja brutale e marrëveshjes së 5 qershorit që është një provokim i rëndë i paqes dhe stabilitetit në vend. Çdo lloj çështje tjetër është e pavlerë përballë kësaj.
Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territori i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Dhe në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës. Dhe të duhet ta dijë kushdo.
Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani, por edhe të cdo qytetari dhe ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, se na bënë gazi i botës.
Ndërsa atij zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe mbi këtë tokë”.” tha Meta.