Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për media ku i ka bërë thirrje shqiptarëve të ndershëm për t’i dalë zot vendit. Presidenti nuk ka qene asnjëherë me politikën e opozitës. Kam unë pyetje për ju Pse janë kundër 5 qershorit? Pse janë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme? Pse është për bllokimin e Integrimit? A ka ndryshuar programi i PS që ka qenë i orientuar drejt Integrimit? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës me deklarate të telekomanduar në Kuvendin e Kosovës të tij se do të kemi në pak vite një president të përbashkët? Kjo do të thotë se ne nuk na duhet një Kosovë e pavarur dhe që të njihet nga shtete e tjera. Pse hodhi në gjyq kryeministri i Kosovës dhe më pas u tërhoq nga ajo?
Pra këtu edhe njëherë provohen qartë përpjkejet për ndarjen e Kosovës. Harruan këta se ishin socialistët ata që patën një rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës dhe përballimin e krizës humanitare. Pra Presidenti ka qenë dhe do të jetë i popullit dhe i interesit kombëtar për transparencë maksimale dhe kushtetuese, tha Meta ku mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të luftës së Koplikut.