Kanë qenë disa episodet e dyshimta në derbin mes Inter-it dhe Milan-it. Arbitri Mariani ka dhënë një penallti për zikaltrit në pjesën e dytë pas një ndërhyrje të Donnarumma-s ndaj Lukaku-t. Pasi ka rishikuar aksionin në VAR, arbitri ka ndryshuar mendim dhe ka dhënë një pozicion jashtë loje.
Sipas Gazzetta dello Sport, vendimi ka qenë i drejtë sepse devijimi i topit nga ana e Kjaer është gjykuar i pavullnetshëm.Ndërsa nuk ka asnjë dyshim mbi penalltinë e Kolarov në dëm të Ibrahimovic, por vendimet e diskutueshme nuk mungojnë. Nuk ndëshkohet mbajtja e Kjaer ndaj Lukaku-t në minutën e 36-të, ashtu si një ndërhyrje e gabuar e Theo Hernandez ndaj Lukaku-t. Rrezikon shumë Kessie kur, i ndëshkuar me një karton të verdhë, në minutën e 55-të rrëzon Hakimit-n, një episod që nuk është ndëshkuar.
https://player.videolen.com/player/html/kjIgSsSC62L3a?popup=fromblocked&autoplay=1