Sheshi “Taulantia” në Durrës, i cili është cilësuar si Lungomare e re e Durrësit ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat me një pamje të rilindur. Lajmin e ka bërë ditur Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar foto nga Lungomare e re e Durrësit. “Sapo ndezëm dritat në “Lungomaren” e re të Durrësit. Më e keqja është pas krahëve, më e mira është ende e gjitha përpara nesh”, tha Rama.
Në një gjatësi 950 m vijë bregdetare kjo Lungomare ka ambiente të gjelbëruara, lulishte që shtrihen në një hapësirë 21.000 m2, 500 pemë dhe rreth 6500 shkurreve dekorative. Gjithashtu ka ambiente sportive, nga kalçeto në volejboll plazhi si dhe ambiente për aktivitete sociale, në zonën e ashtuquajtur “zona spektakël”. Gjithashtu është ndërtuar sheshi mol që të çon drejt detit, për të shijuar panoramën e qytetit bregdetar prej mëngjesit në mbrëmje.