Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla jep detaje për Forumin e nivelit më të Lartë Ballkanik kundër Antisemitizmit, duke qenë edhe iniciues për organizimin e tij. Balla shprehet se në këtë samit do të marrin pjesë personalitete të larta nga SHBA, PE dhe Rajoni, ndërsa qëllimi i këtij ka të bëjë me krijimin e një fronti të bashkuar në Ballkan kundër ur r e jt j es dhe fanatizmit etnik dhe fetar, duke ju referuar vlerës së patjetërsueshme të shoqërisë shqiptare, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare.
STATUSI I PLOTË Kuvendi i Shqipërisë me iniciativën time në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste organizon Forumin e nivelit më të Lartë Ballkanik kundër Antisemitizmit. Në të do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga SHBA, Parlamenti Europian dhe vende të tjera të rajonit.
Kuvendi i Shqipërisë bën thirrje për një front të bashkuar në Ballkan kundër u rr ej t je s dhe fanatizmit etnik dhe fetar, duke ju referuar vlerës së patjetërsueshme të shoqerisë shqiptare, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare. Nëpërmjet miratimit të rezolutës Kuvendi pranon dhe promovon përkufizimin e alences ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit për antisemitizmin. Kjo konferencë do të realizohet në bashkëpunim me z. Robert Singer, i cili është Kryetari i Lëvizjes për Lu ft ën Kundër Antisemitizmit në Izrael dhe gjej rastin për ta falenderuar për mbështetjen.
Në dy sesionet e konferencës do të diskutohet mbi modelin unik shqiptar të bashkëjetesës fetare dhe eksperiencave më të mira për l uf të n ndaj antisemitizmit. Modeli pozitiv i Shqipërisë ku individë me prejardhje, besime dhe rraca të ndryshme kanë gjetur gjithmonë një shtëpi të sigurt edhe në periudha të egra të regjimeve diktatoriale është një inspirim për shumë popuj. Kjo ishte e dukshme gjatë luftës së dytë botërore, ku Shqipëria hapi kufijtë e saj dhe siguroi azil për refugjatët hebrenj që po largoheshin nga genocidi. Deri më sot populli shqiptar krenohet me këtë akt të drejtësisë dhe gjithmonë i ka çmuar marrëdhëniet e tij me popullin hebre, SHBA dhe shtetin e Izraelit.