Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach , theksoi sot në Tiranë se nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-së është një hap dhe madje katalizator i rëndësishëm për shtrimin e rrugës për rritjen e investimeve dhe tregtisë përfshirë dialogun ekonomik në atë ardhmen ndërmjet dy vendeve tona, që me të vërtetë që jemi duke e shtrire kornizën për këtë “. Në fjalën e tij në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Krach tha se “rritja e investimeve të huaja veçanërisht për firmat nga SHBA do të krijojnë vende pune më të mira mundësi më të mira për rinjtë në Shqipëri dhe do të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi”.
“Jam i entuziazmuar të dëshmoj nënshkrimin e një marrëveshjeje me kompaninë më të madhe të ndërtimit në SHBA, Bechtel dhe Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentralit “Skavica” . Ky është një projekt ambicioz shumë i nevojshëm që do të ofrojë siguri energjetike dhe siguri mjedisore për Shqipërinë”, – tha Krach. Sipas tij, Skavica do t’i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë që do të reduktojë përmbytjet dhe do ta bëjë prodhimin e energjisë shqiptare më pak të varur nga reshjet vjetore të shiut.
“Ky projekt historik do të jetë një pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë,”, shtoi Krach. Duke e konsideruar Kryeministrin Rama një lider të vërtetë, Krach tha se “jam i lumtur që mund ta hapim këtë kapitull të ri dhe ta çojmë partneritetin tonë në një nivel tjetër. Nuk mendoj se ka një vend më të mirë që do të doja të isha se sa tani në këtë kohë”.
“Në emër të të Presidentit Trump dhe qytetarëve të SHBA-së dëshiroj t’iu falënderoj Ju dhe popullin shqiptar për mikpritjen dhe partneritetin tuaj të madh, por mbi të gjitha për miqësinë tuaj, miqësi në kohë të mira dhe të vështira. Ju urojmë shërim të shpejtë shqiptarëve që vuajnë nga koronavirusi dhe atyre që mbajnë zi për gjithë ata që kanë humbur për shkak të virusit”.
Nënsekretari amerikan tha se “shpreh mirënjohjen për këtë vend të madh Shqipërinë si bashkë anëtare e NATO-s , që kontribuoni me trupat tuaja të guximshme për misione të drejtuara nga SHBA, në Afganistan, Irak dhe për mbështetjen tuaj në përpjekjet kundër ter rorizmit”.