Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur pas aku zave të Partisë Demokratike se po ndryshohen listat zgjedhore. I ftuar në emisionin “Real Story” ai është shprehur se listat nuk po ndryshohen, por po bëhet procesi që shqiptarëve t’u jepet një adresë dhe identitet, për të mos qenë një turmë anonime siç ishin më parë.

“Nuk ka ndryshime të listave zgjedhore, nga ato ndryshime që po thuhen në media. Dua t’ju tregoj një rast paradoksal për vendin ku jetojmë. Në 2017 në certifikatë thuhet vetëm Tiranë, ndërsa në vitin 2020 thuhen më shumë të dhëna, është një adresë e plotë. Kjo që po ndodh në Shqipëri është që nga një turmë anonimë që kanë qenë shqiptarët, sot po u jepet identitet.

Adresa zgjedhore e një qytetari shqiptar përbëhet nga: Zyra e gjendjes civile, qendra e votimit dhe kodi i banesës. Kur kam marrë detyrën unë ishte hapësira e madhe për të abuzuar, pasi qytetarët nuk kishin një adresë të saktë. Adresat e votimit nuk ndryshojnë nga procesi i saktësimit të vendbanimeve të qytetarëve. Ndihem krenar që emrit të çdo qytetari t’i vëmë një adresë në krah”, tha ndër të tjera Lleshaj.