Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së, tha se rritja e shtrimeve në spitale në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Irlandë dhe vende të tjera evropiane ishte “shqetësuese”.
Ai tha se ishte shumë herët për të nxjerrë ndonjë ngushëllim nga shifrat që tregojnë më pak vd ekje në krahasim me rastet e reja, në krahasim me ato që shiheshin në valën e parë të pandemisë.
“Unë mendoj se duhet të jemi me të vërtetë të kujdesshëm tani për të mos bërë supozime në lidhje me shkëputjen aktuale, midis rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve. Këto të dhëna mund të rilidhen, shumë shumë keq dhe në mënyrë shumë katastrofike nëse nuk jemi shumë, shumë të kujdesshëm.