Justin dhe Selena patën një lidhje shumë të reklamuar në mes të viteve 2010 dhe 2018, mes ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta. Justin u martua me Hailey Baldwin në 2018 dhe vetëm pak ditë më pak festuan përvjetorin e dytë të martesës. E megjithatë, duket se hija e Selenës do e ndjekë gjatë autorin e hitit “Baby”, pasi së fundmi kudo në rrjet thuhet se tatuazhi i tij i fundit i dedikohet pikërisht Selenës. Muajin e kaluar, 26-vjeçari kanadez na tregoi gdhendjen e fundit në trupin e tij- një trëndafili, që këngëtari vendosi ta bënte në qafë.

Ky trëndafil ka një kërcell të gjatë, plotë me ferra dhe gjethe që shkojnë poshtë qafës, ndërsa sythat arrijnë deri te nofulla. Mirëpo, fansat e Selenës janë bindur se ky tatuazh është një mesazh i fshehur për këngëtaren 28-vjeçare dhe e mbështesin hipotezën e tyre në dy pika. Pikë së para, ata shkruajnë se trëndafilat ishin simbol i dashurisë mes Justin dhe Selena gjatë periudhës që ishin në krahët e njëri-tjetrit. Së dyti, fansat e këngëtarve thonë se në këtë tatuazh ndodhet një “S” e fshehur. Sipas “The Sun”, Justin kontaktoi me Selenën gjatë izolimit nga pandemia, por ajo ka ruajtur distancën e saj.

Media prestigjioze shkruante asokohe se një person i brendshëm ka thënë: “Selena ka mbajtur distancën e saj nga Justin por ai kohët e fundit filloi ta kontaktojë përsëri. Ai thotë se nuk mund të rrijë larg njerëzve më të afërt në jetën e tij dhe nuk beson se të komunikuarit është tradhti. “ Kjo nuk është hera e parë që ai përfshihet në thashetheme të tilla, teksa ka pranuar vetë në 2015 kur ishte i ftuar në “The Ellen Show” se i ka dedikuar Selenës 3 këngë: What Do You Mean, Sorry dhe Mark My Words. Ai tha: “Ka shumë gjëra që më kujtojnë atë.  Ndërkohë, Justin dhe gruaja 23-vjeçare Hailey Baldwin – ishin në një ‘date’ të shtunën, prej nga ku ndanë edhe foto ndërsa pozonin në një rrugë.