Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim, kryetarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Takimi u zhvillua në selinë e kryeministrisë, në praninë e dy delegacioneve respektive. Kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila përfshin takime me autoritetet më të larta të shtetit.

Më herët, ai u prit në një takim në Presidencë, nga presidenti Ilir Meta, me të cilin doli edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp.