Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet të nisë i kthjellët dhe me mjegull e mjegullinë përgjatë luginave. Në mesditë do të marrin zhvillim vranësirat. Në orët e mbrëmjes përgjatë bregdetit dhe në pjesën perëndimore reshje shiu në intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë dhe hera herës e vrullshme në bregdet, kryesisht në mbrëmje. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë me lartësi vale 1.4 metër.