Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin “Opinion” është shprehur se partisë së saj i intereson më shumë Kodi i ri Zgjedhor, ndryshe nga PD që ka më shumë interes në Kodin e vjetër. Për sa i përket vendimit nëse opozita do të dalë me një listë të përbashkët apo jo, Kryemadhi u shpreh se fuqia e opozitës qëndron në koalicion, pa patur rëndësi se me sa lista do të kandidohet.
“Ne do presim se çfarë do të ndodhë me Kodin Zgjedhor. Bashkimi i opozitës nuk cedon për sa i përket taktikave elektorale. Fuqia e opozitës qëndron si në koalicion me 1 listë, si me 2 dhe si me 10 lista. Mua si LSI më leverdis Kodi që është aktualisht, PD-së i intereson Kodi i vjetër. Presidenti ka hallin a do dali apo s’do dali Rudina Hajdari deputete apo partitë e tjera të reja. Ne me Kodin e ri marrim 100 mandate, ndërsa me Kodin e vjetër marrim 86 mandate”, tha Kryemadhi.