Reperja e njohur 37-vjeçare, Nicki Minaj, është bërë sot nënë për herë të parë! Burime ekskluzive për “Daily Mail” kanë treguar se reperja dhe partneri i saj, Kenneth Petty, kanë mirëpritur në jetë një bebush. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur gjinia e foshnjës që ka ardhur në jetë apo emri i tij.
Për këtë lajm të bukur ende nuk kemi asnjë reagim nga çifti, që duhet të jetë në qiellin e shtatë nga lumturia. Në vitin 2018, Minaj tha për Wonderland se donte shumë të kishte fëmijë. “Unë duhet të martohem së pari, atëherë do të kem një fëmijë. Mund të jem më afër sesa njerëzit mendojnë në të vërtetë,” tha ajo. “Unë i dua fëmijët.”
Minaj është martuar me Kenneth Petty në tetor të vitit që lamë pas, ndërsa tashmë erdhi fryti i dashurisë së tyre. Urime çiftit!