Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamend Veliu i cili po ndjek nga Libani hap pas hapi kthimin në shtëpi të 4 fëmijëve dhe gruas foli edhe gjendjen e kësaj të fundit dhe mos kthimin e Eva Dumanit në shtëpi.
Floresha Rasha gruaja dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si dhe djali i familjes Dumani, Endri Dumani do të kthehen nesër në Tiranë.
Për motrën e Endrit, Eva Dumanin, për të cilën herë pas here Top Channel ka raportuar, Rama tha se ajo është mirë, por situata është më e komplikuar se kaq, duke mos dashur të japë më shumë detaje: Eva është mirë, por janë të komplikuara informacionet.
Ndërsa për gjendjen e Floresha Rashës, kryeministri u shpreh: E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër.