Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Metës i cili tha se nuk është vetëm komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës.

Në një shënim në twitter Rama shkruan:

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në lu ftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”.