Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të deputetit Rafl Gjoni që bëri në Kuvend duke akuzuara komisionerin Oliver Varhelyi se po gënjen në disa pika,Rama tha se ai është treguar gjithmonë i ndershëm në thënien e gjërave qoftë për ne, qoftë edhe në Bruksel kur flet për ne.
“Që në sekondën e parë të fillimit të punës Komisioneri ka qenë një mbështetës i pakursyer i të gjithë vendeve të Ballkanit dhe i Shqipërisë në procesin e përshpejtimit të rrugës së çeljes së dyerve për të negociuar anëtarësimin në BE. Siç do ta thotë vetë sot, nuk është mjaftuar vetëm me këtë aspekt të komisionit , por është angazhuar për një plan masiv ekonomik. Ai ka treguar ndershmërinë e tij të thënit të gjerave ashtu siç janë qoftë kur do na i thotë neve, qoftë kur i thotë për ne në Bruksel.”, tha Rama
Rama bëri një vlerësim edhe për planin ekonomik të BE për Ballkanin Perëndimor duke thënë se ky plan është një mundësi e jashtëzakonshme për vendin ku do na afrojë më shumë më tregun europian. Ai tha se ku plan ekonomik është një mundësi e mirë për shengenin rajonal dhe se
“Plani ekonomik është një mundësi i jashtëzakonshme për ne dhe po implementon një raporti të ri me rajonin dhe ky plan është një provë konkrete e prekshme për shumë arsyeve të mira dhe një bindje të madhe që qëndron në vizionin e shengenit rajonal. Zhvillimi përmes bashkëpunimit është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë dhe për ti lënë gjeneratave të tjera një Shqipëri dhe një rajon shumë më të mirë. Ky plan ka shumë aspekte, por aspekti kryesor i përgjithshëm është se plani do na përafrojë me tregun europain dhe zbatimin e reformave”, tha Rama