Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë një krahasim për numrin e banorëve të cilët furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë. Ai thotë se në krahasim me 7 vite më parë ky numër është 10 herë më i lartë. Gjithashtu synimi i tij është që në vitin 2023 të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë ujë të pijshëm 24 orë.

Postimi në Facebook:

Mirëmëngjes dhe me këtë fakt të punës sonë të pandërprerë në këto vite për mbylljen e plagës shumëvjeçare të mungesës së ujit, falë së cilës në dhjetor arrijmë dhjetëfishimin e numrit të banorëve që kanë 24 orë ujë krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë.