Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri ka siguruar raportin e Komisionit Evropian, i cili do të bëhet publik më vonë gjatë ditës, ku Shqipëria vlerësohet se ka shënuar progres të mirë në reformat kyçe. Gjykata Kushtetuese mbetet i vetmi kusht ende i paplotësuar për Konferencën e parë të anëtarësimit, sipas raportit. Klima politike gjithashtu mbetet problem. Raporti thekson se vendi ka shënuar progres në luftën kundër krimit e korrupsionit, por mbetet ende punë për të bërë për fenomenin gjerësisht të përhapur. “Marrëveshja e 5 qershorit plotëson kushtin e reformës zgjedhore për Konferencën e Parë të anëtarësimit, por klima politike ka nevojë për përmirësim,” thuhet në të.