Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh live Sali Berishës në studion e Opinion. Pasi Fevziu i tha se sot ish-kreu i qeverisë ka sot ditëlindjen, Rama i bëri një urim live. “Doktor, të uroj të kesh 100 dhe plus sa të duash dhe ti për nipat për mbesat për stërmbesat, po ër këtë pjesë je histori, lëre historinë të flasë për ty, se kur historia flet nga puseta me mrroklla dixhitale thjesht dhe vetëm turpëron veten. Doktor nuk ke moshë më të vazhdosh të turpërohesh. Edhe 100 e sa të duash ti, me jetë e shëndet familjarisht, por Shqipërinë lëre rehat, njerëzit lëri rehat , mbylle pustën edhe fli gjumë doktor fli gjumë,” tha Rama.
Por Feviziu në mënyrë “çuditërisht” i lexoi një sms të Berishës, ku i përmendte nënën e ndjerë. “Berisha më thotë ka marrë fund fare, flet për Anetën si Enveri për Anenë,” i lexoi Fevziu mesazhin e Berishës. I indinjuar dhe i përlotur Rama i kthehet Fevziut: “Ca lidhje kishte kjo, ça mund t’i thuash atij kur flet për nënën time të ndjerë, ai është një kokrra e mjerimit, dhe ti që e lexon këtu ai që thotë për nënën time, ai është kokrra e mjerimit,” tha Rama. Rama: Hape dhe këtu pusetën ta nxjerrë kokën Saliu këtu edhe lëpija kokën ti atij dhe ta lëpij edhe ai ty bëni ça të doni. Nxirrni edhe Lulin bashkë, varja. Nuk mund ajo kokërr e mjerimit të flasë për nënën time.