Kjo e martë shënoi reduktim të ritmeve të përhapjes së COVID-19. Numri i infektimeve ditore në Francë u përgjysmua krahasuar me shifrën më të lartë të shënuar që prej nisjes së pandemisë të së hënës. Ritmet e larta të përhapjes ditët e fundit kanë mbingarkuar spitalet, ndërsa shumë ekspertë i kanë kërkuar qeverisë të mos përjashtojë mundësinë e rikthimit të karantinës.
Edhe në Itali, shifrat e infektimeve ditore pësuan rënie të lehtë, por i lartë ishte numri i të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit. 141 persona humbën jetën në një ditë, shifra e dytë më e lartë e valës së dytë. Rënie patën shifrat e infektimeve ditore edhe në Britani të Madhe e Gjermani. Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje njerëzve në gjithë botën, të mos dorëzohen para virusit dhe të vijojnë të respektojnë masat kundër përhapjes, si mënyra e vetme për të mbajtur të ulta shifrat e vdekjeve.
Sipas një studimi të shkencëtarëve britanikë, niveli i anti-trupave tek personat që e kanë kaluar infektimin bie shumë shpejt. Analizat e gjakut treguan se 26% e të shëruarve shfaqën brenda 4 muajsh nivel të pamjaftueshëm anti-trupash për të penguar riinfektimin.