Reshjet e shiut do vazhdojnë të jenë prezente në vendin tonë. Gjatë mesditës pritet të ketë mot të kthjellët, ndërsa gjatë mbrëmjes rikthehen reshjet por në intensitet më të ulët.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 20°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5-6 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por që herë pas here do të ketë reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C deri në 15°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 17°C.