Pas 7 muajve kinematë do të hapen sipas protokolleve për Covid-19. Urdhëri është firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
URDHËROJ:
Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:
1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.
2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.