Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga shkolla ‘Ramazan Subashi’ në Vorë që po rilind nga gërmadhat që la pas 26 nëntori i vitit të kaluar. Rama premton se edhe 143 shkolla të reja do të ndërtohen me standarde europiane brenda viti 2021.
TiNukDoJeshKurrëVetëm. Shkolla Ramazan Subashi në Vorë është një prej plot shkollave, që po rilindin nga gërmadhat e 26 nëntorit të shkuar, me hapësira e kushte krejt të ndryshme nga ç’ishin më parë, për t’u ofruar 250 fëmijëve e mësuesve, as më shumë e as më pak, po gjithçka kanë fëmijët e mësuesit e çdo komune të Europës. 143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të ShqipërisëqëDuam, shkruan Rama teksa poston fotot nga shkolla Ramazan Subashi në Vorë.