Robin Haxhi Krasniqi është kampioni më i ri i botës në boks për peshat e mesme. Boksieri shqiptar ka përjetuar një mbremje magjike dje, teksa i shoqëruar në ring me këngën “Kuq e Zi”, ia ka dalë të mposhtë kundërshtarin në raundin e tretë falë një të djathte, e cila bëri që arbitri t’i jepte fund para kohe sfidës, ndërsa në anë tjetër të ringut boksieri shqiptar që garon nën flamurin e Gjermanisë, shpërtheu në festë. Nga gjithë ky sukses padyshim që është gëzuar edhe ish-partnerja e boksierit, Heidi Lushtaku. Modelja ka publikuar disa imazhe në rrjetin social Instagram. Ajo shprehet e lumtur për rezultatin e arritur. “Vazhdo, vazhdo kampion”, ka shkruar ajo para fillimit të ndeshjes që njëherësh publikoi edhe momentin e fitores.