Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish bashkëbisedimeve me ndjekësit në ‘Facebook’, duke iu përgjigjur pyetjeve nga shumë fusha. Kreu i qeverisë u ndal tek nisma për amnistinë fiskale ku emigrantët mund të deklarojnë paranë e vënë nga puna në të zezë, ndërsa theksoi se do të bëhet shumë shpejt realiteti.

Jam i vetëdijshëm që lehtësimi i bërë për bizneset është i madh. Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare, pasi jam i bindur pasi njerëzve si ti, që janë dhjetra mijëra së kanë kursyer në emigracion dhe për më tepër ata që kthehen në Shqipëri, duhet t’u japim mundësinë për amnistinë fiskale. Durim, pasi punët e mira duan durim. Ki besim se më shpejt se vonë edhe këtë instrument do ta kesh gati, tha Rama.