Vendimi i qeverisë për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura solli reagim të madh në opinionin publik, ndërsa për këtë çështje ka folur edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.
Sipas Brataj, maska është shumë e rëndësishme, ndërsa shtoi se nuk duhen përdorur maskat me valvul, pasi nëse një person i infektuar nxjerr ajrin nga këto maska, ky ajër nuk kalon në filtra dhe bëhet burim infeksioni për të tjerët.
“Ne kami patur një ulje të vdekshmërisë. Maska nuk mund të bëjë dëm. Maskat më të mira mund t’i gjesh. Maskat me valvula nuk duhen përdorur. Ato janë bërë për ambientet me pluhura dhe janë për personel profesional. Ato janë për personel profesional. Unë jam mjek dhe punoj brenda në një repart me të infektuar me COVID dhe nuk kam se çfarë e infektoj atë. Maska me valvul më lejon që kur marr frymë, ajri kalon përmes filtrave, ndërsa kur nxjerr ajrin, valvula hapet dhe ajri nuk kalon përmes filtrave. Po ta kem jashtë maskën në një ambient të jashtëm, kur nxjerr ajrin, nëse jam i infektuar do ta nxjerr ashtu të infektuar pasi ajo nuk kalon tek filtrat. Maskat profesionale bëjnë filtrimin si në hyrje ashtu edhe në dalje”, tha Brataj në Report Tv.
Ndërkohë ai thotë se spitalet janë të gatshme që të presin rritjen e numrit të të shtruarve dhe se me këtë nivel të rritjes mund të hapen dhe spitalet COVID 3 dhe 4.
“Është rritur numri në këto 10 ditët e fundit. Ka 1300 që kishim në shtator, tani kemi 2000 thirrje nga ku 500-700 janë për COVID. Kjo shndërrohet në vizita në banesë por dhe transferime në spitale. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kishte 65 raste ku 33 u trajtuan në banesë dhe 32 në spitale me COVID. Qytetari hyn në sistem përmes mjekut të familjes, qendrës shëndetësore. Çdo rast i dyshuar për COVID i dërgohet epidemiologëve dhe kontaktohet më pas nga këto. Nëse simptomat janë të lehta, ai mund të trajtohet në shtëpi. Nuk duhet të filluar që në fillim terapia me antibiotik pasi nuk japin efekt. Mund të kenë dhe efekte anësore. Ankthi dhe frika e personave që dyshojnë se janë të infektuar shtohet shumë. Brenda javës nuk shihen rezultate, ato do të shihen pas 2-3 javësh. Numri 306 është fiziologjike rritja që ndodhi. Duhet të jetë i kontrolluar. Duhet bërë bilanci mes të shëruarve dhe të sëmurëve. Unë besoj se me rritjen e këtyre numrave duhet të hapen spitalet 3 dhe 4. Vera nuk mundësoi hapjen e tyre pasi kushtet ishin në anën tonë” – tha Brataj