Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet reformat e sistemit të menaxhimit të burgjeve, përfshirë Qendrat e Trajnimit për Oficerët Korrektues. Si pjesë e mbështetjes, drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luf tës ndaj Dro gës Ben Rockwell i dorëzoi drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili në fillim të kësaj jave kompjuterë portativë dhe projektorë për Qendrën e re të Trajnimit.

Menaxhimi modern i burgjeve kërkon përgatitje të specializuar profesionale për zyrtarët e sigurisë së burgjeve, gjë e cila po ofrohet nga Qendra e Trajnimit. Reformat në vazhdim janë krijuar për të balancuar sigurinë me kërkesat humanitare dhe rehabilituese për t’i përgatitur të burgosurit për riintegrimin në shoqëri pas lirimit të tyre.

“Reformat duhet të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin që u mundëson rrjeteve kri min ale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve”, shprehet ambasada amerikane.
Sipas saj, kjo është një sfidë për të gjitha sistemet e burgjeve, dhe një sfidë e veçantë në Shqipëri.

“Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një investim në përpjekjet e partnerëve tanë dhe i tillë që do t’i bëjë të dy vendet tona më të sigurta. Ne mirëpresim të shohim rezultatet”, theksoi ambasada.