Mjekët në shërbimin parësor përfitojnë rreth 36 494 lekë në muaj ose 56. 8% më shumë se në vitin 2013. Shtesa neto për këtë kategori pas rritjes me 40% të pagës nga qeveria duke nisur nga 1 janari i vitit 2021 shkon në 32 154 lekë në muaj. Kështu nga 64 220 lekë që ishte paga në 2013-n, në mjek në shërbimin parësor do të paguhet nga 1 janari i 2021 me një pagë prej 100 714 mijë lekë.
Nga masa e qeverisë për rritjen e pagës më 40% në sistemin shëndetësor do të përfitojnë 18 415 punonjës prej të cilëve 4 650 mjekë dhe 13 565 infermierë. Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët vjen në një kohë kur ata po përballen në vijën e parë me pandeminë e COVID-19 që prej gati një viti ka prekur mbarë botën duke shkaktuar viktima të shumta.