Kefiri është një produkt bulmeti i pasur me shumë probiotikë të nevojshëm por edhe me kalcium. Prandaj është dhe produkti perfekt për të shtuar në dietën tuaj nëse dëshironi të humbisni disa kile.

Vlerat nga proteina Nëse ju rrisni nivelet e konsumimit të produkteve të bulmetit, siç është dhe kefiri, ju i jepni mundësi trupit tuaj që të humbasë një peshë të konsiderueshme tek zona e belit. Një nga arsyet kryesore është përqindja e lartë e proteinës që gjendet tek kefiri. Proteina ju ndihmon të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, si dhe shton nivelet e energjisë së organzimit. Një gotë me kefir përmban rreth 11 gramë me proteinë.

Kaloritë që duhen për rënien nga pesha Nëse ju përfshini kefirin në menunë tuaj të përditshme, duke e shoqëruar me një ulje të kalorive të konsumuara, ju do të shikoni vërtet rezultate. Por nëse e përdorni në dozat e gabuara në vend që të humbisni peshë, mund të bëni të kundërtën. Shumica e femrave që konsumojnë 1200 kalori, dhe meshkujt që konsumojnë 1500 kalori në ditë arrijnë të humbasin peshë.

Si të zgjidhni kefirin më të mirë? Është shumë e thjeshtë; përgatiteni vetë në shtëpi. Kështu do të jeni të sigurt që nuk ka asnjë substancë të shtuar e cila mund të ndikojnë negativisht në organizmin tuaj. Një nga rreziqet më të mëdha të kefirit me shije të ndryshme, apo lëngjeve me kefir është sheqeri i shtuar që gjendet tek këto produkte.

Dozat e rekomanduara Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këshillohet që të konsumohet rreth 2 gota e gjysmë me kefir për personat që duhet të konsumojnë 1200-1400 kalori në ditë. Ndërsa 3 gota në ditë kur konsumoni 1600-1800 kalori në ditë. Një gotë me kefir është e barazvlefshme në vlera me një gotë nga çdo produkt bulmeti që ju mund të konsumonit, por pa kaloritë e tepërta. /AgroWeb.