Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në cilësinë e të deleguarës politike të PS-së, Qarku Tiranë ka zhvilluar ditën e djeshme disa takime në Kamëz dhe Bathore në kuadër të zgjedhjeve të 25 Prillit. Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se në këto zona nuk ishte vënë dorë prej vitesh po punohet më shumë seç është bërë në 30 vite të marra bashkë.

Spiropali gjithashtu shkruan se ata që duan të vijnë në pushtet me çdo kusht, janë provuar këtu dhe kudo: Kamzën e lanë si mos më keq! Pa investime, pa vizion, pa të ardhme për fëmijët.
Postimet: