Strategjia për Menaxhimin e Financave Publike 2019 – 2022 është një nga strategjitë më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ofrimin e më shumë shërbimeve për qytetarët.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, shprehet se strategjia e re vjen si një përpjekje për të garantuar një sistem financiar publik që përmirëson ofrimin e shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik.
Sipas saj, vizioni i Strategjisë së re për Menaxhimin e Financave Publike 2019-2022, përkthehet në shtatë objektiva specifikë. Ndër të cilat, thekson Denaj, i pari prej tyre, synon të sigurojë një kuadër fiskal të qëndrueshëm në menaxhimin e fondeve publike. Forcimi i rregullave fiskale synon të mbështesë konsolidimin dhe besueshmërinë e kuadrit fiskal në planin afatgjatë.