Luis Suarez beson se Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelona, nëse klubi sjell një bord të ri në drejtim, i cili do të përfshinte zëvendësimin e presidentit actual, Josep Maria Bartomeu. Messi gati u largua nga katalanasit kësaj vere, duke thënë se donte të aktivizonte një klauzolë lirimi në kontratën e tij, para se të ndryshonte vendim; të qëndronte për të shmangur një luftë të mundshme ligjore kundër klubit të zemrës. 33-vjeçari, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit aktual, është ende larg raportit normal me bordin aktual të klubit, duke thënë se Bartomeu & Co kanë dështuar të ndërtojnë një ekip fitues rreth tij për disa kohë. E vërteta është se nuk ka pasur asnjë projekt për një kohë të gjatë. Drejtuesit mashtrojnë dhe mbulojnë vrimat, ndërsa gjërat kalojnë, – tha Messi. Zemërimi i argjentinasit ishte pjesë e arsyes që një votim mosbesimi të iniciohet kundër Bartomeu, i cili mund të detyrohet të largohet nga pozicioni i tij. Suarez, i cili u largua nga Barcelona muajin e kaluar dhe u bashkua me Atletico Madrid, tha se fliste shpesh me mikun e tij të mirë mbi dëshirën për t’u larguar nga Barcelona. Në respekt të marrëdhënies që kam me Leon, nuk do të them atë për të cilën kemi biseduar në ato kohë, por ai jetoi një situatë të vështirë dhe të komplikuar, – tha Suarez për ESPN. – Ai donte të largohej dhe klubi nuk e lejoi. Unë u përpoqa ta mbështesja, të kujdesesha për të dhe ta shpërqendroja pak. Suarez beson se një pjesë e arsyes pse Barça dëshironte ta largonte atë lidhej me shkak se ishte rritur shumë afër Messit: Unë mendoj se ata donin të më largonin nga Messi, ndoshta i shqetësonte fakti se kam një marrëdhënie të mirë me Leon. Ndoshta ata donin që Leo të mos rrinte me mua aq shumë. Uruguajani shtoi se nuk beson se dëshira e Messit për të lënë Barcelonën kishte ndonjë lidhje me trajtimin e klubit ndaj tij, megjithëse argjentinasi e ka goditur sjelljen e Barçës ndaj sulmuesit: Që Messi donte të largohej nga Barcelona nuk ishte një gjest mbështetjeje ndaj meje. Ata duhej ta kishin respektuar vendimin e tij për t’u larguar. Suarez shtoi se do të respektojë çfarëdo vendimi të Messit pas sezonit aktual, por beson se: Nëse ndodhin ndryshime në krye të klubit, Leo do të jetë më i prirur të qëndrojë në Camp Nou. Mund të ketë mundësi që Messi të luajë për një klub tjetër, por nëse ndihet rehat, përsëri i lumtur dhe një bord tjetër drejtues merr frenat e Barcelonës, ai do të dëshirojë të vazhdojë aty. Si mik, unë do të jem i lumtur nëse bën mirë atje. Edhe nëse do të duhet të shkojë në një klub tjetër, unë do të jem sërish i lumtur.
Suarez tregon formulën: Ja si Messi mund të rinovojë me Barcelonën
Feja dhe arsyeja në sferën publike
Një javë më parë u nda nga jeta, në moshën 96 vjeç, Jürgen Habermas, një figurë qendrore në traditën e Shkollës së Frankfurtit dhe...
Kopenhageni gati të shkatërronte pistat e Groenlandës për të penguar një pushtim amerikan
Kopenhageni ishte i përgatitur të hynte në veprim përballë kërcënimeve të përsëritura nga Donald Trump për të marrë nën kontroll Groenlandën, madje edhe me...
“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama njofton nismën e re: Shteti do të financojë sipërmarrjet e...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalë së tij nga Asambleja e PS njoftoi një nismë që do të quhet “dyfisho ndërmarrjen tënde”. Rama theksoi se...
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i...
Analisti Baton Haxhiu tha në studion e lajmeve të MCN TV se kreu i PD-së është ai që mban në pushtet Edi Ramën.
“Ka vite...
Balla pas mbledhjes së Asamblesë së PS: Në zgjedhjet vendore të 2027-ës, synojmë t’i...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, ku u vendos Drejtues Politik i...
Raketat iraniane shënjestrojnë bazën ushtarake anglo-amerikane në Diego Garcias! Ja pse Irani po synon...
Nën sulmet gjithnjë e më masive, Irani po përgjigjet ndaj objektivave të largëta, simbolike dhe të rëndësishme. Ishulli Diego Garcia është një prej tyre:...
Anis Mehmeti, 26 golat që ‘mbushën’ hendekun tre vjeçar mes tij dhe Sylvinhos
Pas afro tre vitesh sulmuesi anësor Anis Mehmeti është rikthyer në kombëtaren shqiptare të futbollit. Ishte marsi i vitit 2023 kur trajneri Sylvinho e...
Zgjedhjet vendore, Klosi: Do fitojmë në çdo bashki. PS ngre strukturat në 5 shtete...
Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, përmes një deklarate për mediat bëri të ditur vendimet dhe diskutimet kryesore...
PS cakton drejtuesit politik në qarqe, dy emra për kryeqytetin
Ka përfunduar pas më shumë se 3 orësh mbledhja e sotme e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, 21 mars, e zhvilluar në Gjirin e...
‘Grekët’ e Kombëtares, shtatë futbollistët që lindën në vendin fqinj dhe veshën fanellën e...
Raportet historike mes shqiptarëve dhe grekëve kanë qenë të trazuara në aspektin politik, por në anën sportive të dyja palët kanë dhënë dhe kanë...


















