Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Si pasojë e përplasjes, makina tip Ford Fiesta është kthyer përmbys, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.