Luis Suarez beson se Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelona, nëse klubi sjell një bord të ri në drejtim, i cili do të përfshinte zëvendësimin e presidentit actual, Josep Maria Bartomeu. Messi gati u largua nga katalanasit kësaj vere, duke thënë se donte të aktivizonte një klauzolë lirimi në kontratën e tij, para se të ndryshonte vendim; të qëndronte për të shmangur një luftë të mundshme ligjore kundër klubit të zemrës. 33-vjeçari, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit aktual, është ende larg raportit normal me bordin aktual të klubit, duke thënë se Bartomeu & Co kanë dështuar të ndërtojnë një ekip fitues rreth tij për disa kohë. E vërteta është se nuk ka pasur asnjë projekt për një kohë të gjatë. Drejtuesit mashtrojnë dhe mbulojnë vrimat, ndërsa gjërat kalojnë, – tha Messi. Zemërimi i argjentinasit ishte pjesë e arsyes që një votim mosbesimi të iniciohet kundër Bartomeu, i cili mund të detyrohet të largohet nga pozicioni i tij. Suarez, i cili u largua nga Barcelona muajin e kaluar dhe u bashkua me Atletico Madrid, tha se fliste shpesh me mikun e tij të mirë mbi dëshirën për t’u larguar nga Barcelona. Në respekt të marrëdhënies që kam me Leon, nuk do të them atë për të cilën kemi biseduar në ato kohë, por ai jetoi një situatë të vështirë dhe të komplikuar, – tha Suarez për ESPN. – Ai donte të largohej dhe klubi nuk e lejoi. Unë u përpoqa ta mbështesja, të kujdesesha për të dhe ta shpërqendroja pak. Suarez beson se një pjesë e arsyes pse Barça dëshironte ta largonte atë lidhej me shkak se ishte rritur shumë afër Messit: Unë mendoj se ata donin të më largonin nga Messi, ndoshta i shqetësonte fakti se kam një marrëdhënie të mirë me Leon. Ndoshta ata donin që Leo të mos rrinte me mua aq shumë. Uruguajani shtoi se nuk beson se dëshira e Messit për të lënë Barcelonën kishte ndonjë lidhje me trajtimin e klubit ndaj tij, megjithëse argjentinasi e ka goditur sjelljen e Barçës ndaj sulmuesit: Që Messi donte të largohej nga Barcelona nuk ishte një gjest mbështetjeje ndaj meje. Ata duhej ta kishin respektuar vendimin e tij për t’u larguar. Suarez shtoi se do të respektojë çfarëdo vendimi të Messit pas sezonit aktual, por beson se: Nëse ndodhin ndryshime në krye të klubit, Leo do të jetë më i prirur të qëndrojë në Camp Nou. Mund të ketë mundësi që Messi të luajë për një klub tjetër, por nëse ndihet rehat, përsëri i lumtur dhe një bord tjetër drejtues merr frenat e Barcelonës, ai do të dëshirojë të vazhdojë aty. Si mik, unë do të jem i lumtur nëse bën mirë atje. Edhe nëse do të duhet të shkojë në një klub tjetër, unë do të jem sërish i lumtur.
Suarez tregon formulën: Ja si Messi mund të rinovojë me Barcelonën
Egla e ironizon me rap, Meritoni: Të ka shkruar dhe Ledri, do të të...
Në spektaklin e BBV3 mbrëmjen e sotme, ka nisur me debatet e fundit që kanë zhvilluar Meritoni dhe Egla.
Këto ditët e fundit, Meritoni e...
Bizhuteri të shtrenjta, armë zjarri, makina luksoze të blinduara dhe çanta me miliona euro...
Mbi 4.5 milion euro pasuri janë sekuestruar gjatë megaoperacionit të SPAK në disa qytete të vendit.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe...
“NATO, sot më e fortë”/ Hasani në Estoni: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje...
Shqipëria vazhdon të mbajë një qëndrim të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në përputhje me...
Turizmi seksual në Shqipëri/ Mjekët: Janë rritur rastet e SST. Kujdes nga kontaktet e...
Shqipëria po shndërrohet në një tjetër destinacion të turizmit, atë të turizmit seksual.
Dukshëm ka një rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme të cilën e...
“Grupet kriminale u alarmuan, prandaj shumë persona u arratisën”, Hoxha për operacionin e SPAK:...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar megaoperacionin e SPAK, që lëshoi rreht 50 urdhërarreste dhe u goditën shtatë grupe të strukturuara kriminale.
Hoxha tha në News24...
Ditea rikthehet në “Ferma VIP”, si e pritën fermerët hyrjen e saj?
Ditea Berisha u rikthye në “Ferma VIP” mesditën e sotme. Albano ishte fermeri që i dha përqafimin e parë, teksa më pas Ditea u...
Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë! Kalonin ilegalisht emigrantë me kamion dhe...
Dy kriminelë shqiptarë nga Londra Lindore, të cilët organizuan kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë...
Dhërmi/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit! Dy punonjësit...
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 17:25.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë,...
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, skafisti i Vlorës: Kur nisi droga e lashë
74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë me detin, rrëfen se krahas peshkimit, është marrë edhe...
Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!
Nga Ben Andoni
Ka nisur të ketë shumë pritshmëri te opozita për datën 11 Qershor, kohë kur Gjykata e Apelit pritet të japë vendim për...