Pas kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sa i takon sulmit të paprecedent të presidentit Ilir Meta kundrejt botuesëve dhe gazetarëve të Report TV e Shqiptarja.com.
Me anë të një statusi në Facebook, ministrja Spiropali ironizon Metën duke i kujtuar dhënien e pasaportave në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës ku shkruan se: Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Nxjerr tallava-dekrete. Dërgon zuzarë matanë detit për të nxirë Shqipërinë. Sulmon, kërcënon, shantazhon gazetarë.
Ta durojmë edhe pak big matrapazin. Derisa mikro partia t’i bëhet hi, por hiri kurrë më parti. (Lexo.al)