Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 312 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.

Taskforca vazhdon me monitorimet në çdo biznes dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në zbatim të protokollit të sigurisë, si mënyrë e vetme për kufizimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 6 masa me paralajmërim në subjekte ushqimore, për rinovim të librezave shëndetësore, prani të sendeve të tepërta në ambientet e tregtimit si dhe mungesë të planit 3D.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 16 mostra, në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.