Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 270 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Taskforcës anticovid.
Gjatë monitorimeve Taskforca kërkon rigorozitet në zbatimin e protokolleve të sigurisë si e vetmja mënyrë për shmangien e përhapjes së virusit.

Në inspektime janë dhënë dhjetë masa me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të Planit 3D etj. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 30 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetjet pesticide. AKU vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.